Ndizen dritat dhe vendoset muzika ne sfond ne shtepine e Big Brother nderkohe qe banoret vazhdojne te flene edhe per disa minuta. Te paret banore qe zgjohen mengjesin e sotem jane Edgari Dritani dhe Liami. Liami zgjohet energjik kete mengjes kur sapo ngrihet nga krevati fshihet dhe e tremb Dritanin sapo ai hyn brenda. Te dy banoret fillojne te qeshin pasi plani i tij nuk doli ashtu sic e priste dhe Dritani nuk u tremb.
Dritani shkon te krevati i Gentes dhe fillon qe ta gudulise ate ne kembe nderkohe qe Genta vazhdon te fleje.
Pas pak minutash Dritani merr bidonin me uje dhe shkon te krevati i Arbrit duke ia hedhur te gjithin mbi koke por Arbri vazhdon qe te fleje ende duke mos reaguar aspak.
Me vone zgjohet Grandiola dhe pas nga pak edhe banoret e tjere.
Ermali shkon ne krevatin e Franceskes dhe shkon afer saj e cila eshte ende duke fjetur. Ai i tregon nje lule dhe i kerkon qe ta marre ajo hap krahet per ta perqafuar dhe pas disa sekondash kthehet serish en krahun tjeter per te fjetur ende.
Dritani shkon ne dhomen e gjumit dhe vazhdon qe ti ngacmoje banoret duke u munduar qe ti zgjoje por ata ngrene zerin duke e share e mallkuar qe po ia prish gjumin. Pak minuta me vone pasi Dritani eshte larguar nga dhoma Erioni dhe Graciano ngrihen nga krevati dhe bejne plan per tia vjedhur cigaret Dritanit. Ata shkojne dhe ia marrin gjysmat e cigareve duke i ndare me njeri-tjetrin. Nderkohe qe Dritani e Edgari kane dale ne oborr per te pire se bashku kafene e mengjesit.