Ka shkuar në 9 numri i të arrestuarve si të përfshirë në trafikimin e 1.5 ton marijuanë që u sekuestrua disa ditë më parë në Itali.


Një hetim i Prokurorisë për Krime të Rënda ka çuar në zbulimin dhe goditjen e një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.


Në bazë të hetimit disamujor, të nisur dhe të zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, u arrit të provohej përgjegjësia dhe të arrestohen organizatorët e këtij aktiviteti, të cilët dyshohet se kanë trafikuar në kohë të ndryshme sasi të konsiderueshme kanabis sativa nga jugu dhe jug-lindja e Shqipërisë për në territorin e Greqisë.


Në kuadër të këtij hetimi, gjatë muajve të fundit janë arrestuar disa anëtarë të këtij grupi në Pogradec, Fier, Maqedoni e Greqi. Ata janë shtetasit:


1. Gazmend Lleshakanu, organizator

2. Jorgo Dulla, organizator

3. Isak Alla, bashkëpunëtor

4. Aurel Toska, bashkëpunëtor

5. Gëzim Balla, moskallëzim të krimit

6. Jani Meçja, moskallëzim të krimit


Në bazë të veprimeve hetimore të institucionit të akuzës, Gjykata për Krime të Rënda caktoi masën e sigurimit arrest me burg për disa persona.


Në kuadër të këtij hetimi, disa kohë më parë janë arrestuar në episode të ndryshme edhe shtetas të tjerë shqiptarë, grekë dhe maqedonas, të cilët, nën drejtimin e organizatorëve Lleshanaku dhe Dulla kishin krijuar një rrjet të gjerë sigurimi, transportimi dhe trafikimi të lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.


Ky trafik realizohej nëpërmjet kufirit shqiptaro-grek ose atij greko-maqedonas.


Në 6 prill kjo gomone është pikasur nga helikopteri i policisë greke teksa drejtohej bosh për në brigjet shqiptare. Pas 1 ore, gomonia është nisur e ngarkuar drejt brigjeve italiane. Është njoftuar pala italiane e cila ka pikasur gomonen në jug të Italisë duke shkarkuar drogën.


Trafik dhe nga Maqedoni- Greqi


Në kuadër të këtij hetimi, disa kohë më parë janë arrestuar në episode të ndryshme edhe shtetas të tjerë shqiptarë, grekë dhe maqedonas, të cilët, nën drejtimin e organizatorëve Lleshanaku dhe Dulla kishin krijuar një rrjet të gjerë sigurimi, transportimi dhe trafikimi të lëndës narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Ky trafik realizohej nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi ose Maqedoni Greqi.   sqaron me tej prokuroria


Të arrestuarit e tjerë janë:


7. Arben PILINÇI, 45 vjeç, Podgorie, Korçë

8. Malti (Ermal) KUNGULLI, 29 vjeç, Podgorie, Korçë

9. Arben ALUSHI, 46 vjeç, lindur në Ersekë dhe banues në Fier

10. Mehmet SKËNDERAJ, 64 vjeç

11. Leo TAFA, 34 vjeç

12. Eglantin TAFA, 36 vjeç

13. Ardit TAFA, 21 vjeç

14. Dorian TAFA, 35 vjeç

15. Miklovan KUKA, 32 vjeç

16. Artan SKËNDERAJ, 36 vjeç

17. Meto SKËNDERI, 39 vjeç

18. Ledjo Nikollaq Llozi, 25 vjeç, në Shqipëri.

19. Vasil Tashio, 43 vjeç, në Shqipëri.

20. Sokol Filipi, 27 vjeç në Shqipëri.

21. Nori Bardhi, 34 vjeç, në Shqipëri.

22. Dimitrios Papadopoulos, në Greqi.


Këta shtetas kishin ngritur një grup të mirëorganizuar i cili garantonte transportin e sigurtë të lëndëve narkotike deri në destinacionin final ku ishte edhe tregu i shitjes.


Gjithashtu po në kuadër të këtij hetimi janë proceduar në gjendje të lirë tre shtetas.


Sasitë e lëndëve narkotike të sekuestruara në kuadër të procedimit penal.


244 kg e 818 gr Cannabis Sativa

425 fara kanabisi

1 kg e 30 gr heroinë

247.3 gr kokainë


Para dhe sende të sekuestruara në kuadër të procedimit penal;

3140 Euro

25.000 Lekë

Tre automjete

10 telefona celular.


Dosja- Operacioni është realizuar falë një bashkëpunimi  me autoritetet Greke dhe Maqedonase me mbështetjen e SELEC-ut në Bukuresht, Rumani dhe DEA-s në Athinë/ Greqi


Personat e arrestuar dyshohen për veprat penale të trafikut të lëndëve narkotike, grupit të strukturuar kriminal, prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike, kultivimit të lëndëve narkotike dhe moskallëzimit të krimit, të gjitha këto vepra penale të parashikuara nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.



11 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)