Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për 8 nga 9 të arrestuarit lidhur me kapjen e mbi 15 ton kanabis në fshatin Drithas të Llakatundit në Vlorë.


Gjykata la në burg inspektorin e policisë Lirim Lamaj së bashku me të vëllanë Astrit Lamaj.


Në arrest me burg u lanë dhe kryeplaku i fshatit Balil Gjata, Myzafer Tushaj, Ervin Tushaj,  Rakip Arapaj, Kudret Tushaj, Elion Tafili.


Ndërkaq për inspektorin e policisë  Avdyl Sinanaj, i akuzuar për shpërdorim detyre, u vendos masa detyrim paraqitje.


Mbi 15 ton kanabis u kapën në fshatin Llakatund të Vlorës  në tre banesa,  gjatë një operacioni ku u përshinë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe u mbikqyr nga krerët më të lartë të polici dhe prokurorisë së Vlorës.


Në oborrin e banesës së inspektorit të zonës  Lirim Lamaj, i cili është prangosur së bashku me të vëllanë Astrit Lamaj, policia gjeti  një parcelë me rreth 270 rrënjë lëndë narkotike kanabis sativa.


Ndërkohë sasia tjetër prej 15 ton drogë u gjet në formë presimi dhe çokollate, të ndara nëpër pako dhe thasë plastikë të zinj. Gjithashtu janë sekuestruar 5 armë zjarri automatik kallashnikov.



Lexo më shumë: Ngarkesa 1.3 ton kanabis në Kavajë, 5 të arrestuarit mohojnë akuzën




/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter