Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, shprehu sërish dëshirën për t'u larguar nga skuadra angleze e Celsit. Sulmuesi i bluve kishte deklaruar se ndihej i zhgënjyer nga lamtumira e trajnerit Hoze Mourinjo dhe e ripërsëriti këtë fakt gjatë një interviste për Televizionin e njohur "Eurosport".