Sot në Aeroportin e Prishtinës "Adem Jashari" u mbajt konferenca për media, me ardhjen e Dua Lipas në Kosovë.

Në këtë konferencë u shpalosen detajet rreth koncertit si dhe repertuari i këngëve të cilat do t'i këndojë Dua në koncertin e saj në Prishtinë me datën 9 gusht.

dua lipa2dua lipa3

Të pranishëm në konferencë ishin edhe pjesëtarët e bendit të cilët iu gëzuan shumë faktit që kanë mundesin ta shohin Kosovën dhe fansat e Duas në koncert. Kjo njëherit është hera e parë e bendit që kanë vizituar një vend në Ballkan.

Dua Lipa pas 4 vitesh është kthyer në Kosovë për të mbajtur koncertin e saj humanitar në Parkun e Gërmisë.

Të gjitha të hyrat e biletave do të shkojnë për Sunny Hill Foundation, fondacionin e themeluar për të ndihmuar të rinjtë e Prishtinës dhe Kosovës veçanërisht në art dhe kulturë. Deri me tani janë shitur më shumë se 50% të biletave.