Incident tragjik ne Dubai. Piloti zviceran Paskal Grosjean 39 vjec vdiq ne spital pas nje incidenti ne fund te Sportbike Championship Race 1. Grosjean sapo kishte fituar dhe kishte ngadalesuar per xhiron e nderit kur eshte perplasur nga Tony Xhordan i treti ne klasifikim i cili po ecte me 200 km/h. Te dy kane pesuar demtime te shumta por qe kane rezultuar fatale per zviceranin. Ndersa piloti britanik eshte ne kushte kritike per jeten. Autodromi i Dubait ka qene keshtu teatri i nje incidenti tragjik gje qe kishte ndodhur edhe prillin e shkuar kur motori i Kristophe Hisete mori flake dhe per kete arsye vdiq edhe piloti belg.