La Liga ka bërë zyrtare limitet e pagave të 20 ekipeve të saj për sezonin 2018-2019. Ekipi që mund të shpenzojë më shumë është Barcelona, 66.5 milionë euro më shumë se i dyti, Real Madridi. Ndërsa shpenzimet më të pakta mund të bëjë Valladolid.


Këtu nuk flasim vetëm për pagat, por për shumat maksimale që mund të harxhojë çdo ekip këtë sezon, duke përfshirë shpenzimet për lojtarët e ekipit të parë dhe stafin stërvitor të tij (siç përcaktohet në nenin 38 të rregullores së buxhetimit) dhe filialet, akademitë dhe seksionet e tjera.


Konceptet e përfshira në kufirin e kostos së çdo ekipi janë: paga fikse dhe të ndryshueshme, siguria sociale, primet kolektive, kostot e blerjes (përfshirë komisionet për agjentët) dhe amortizimi. Nga ana tjetër është e rëndësishme të theksohet se ky limit nuk mund të përdoret nga klubi në tërësinë e tij.


Kufijtë e pagave të ekipeve në La Liga


1. Barcelona 632.971.000 euro

2. Real Madrid 566.530.000

3. Atlético Madrid 293.000.000

4. Valencia 164.684.000

5. Sevilla 162.783.000

6. Villarreal 109.126.000

7. Betis 97.112.000

8. Athletic 87.869.000

9. Real Sociedad 80.808.000

10. Espanyol 56.774.000

11. Leganés 52.864.000

12. Levante 52.369.000

13. Celta 50.970.000

14. Eibar 41.258.000

15. Getafe 39.245.000

16.Alavés 39.193.000

17. Girona 36.755.000

18. Rayo Vallecano 33.077.000

19. Huesca 29.328.000

20. Valladolid 23.882.000


13 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)