Prishtinë, 2 shtator - Tingulli 3nt dhe diva e muzikës kosovare Adelina Ismaili do të realizojnë një duet pas publikimit të albumit të ri të rep-grupit.
Në muajin shtator pritet lansimi i albumit të ri të Tingulli 3nt, ndërsa faqja divaadelina shkruan se pas disa dueteve të suksesshme, reperët e njohur kanë vendosur të bëjnë një tjetër këngë me Adelinën, transmeton MIA.
Adelina Ismaili dhe Tingulli 3nt bashkëpunimin e fundit e kanë pasur para shtatë viteve me këngën "Në Kosovë luhet komor”, ndërsa kënga e re pritet të jetë një këngë fantastike.