Nga Express më 22 maj 2011 në ora 12:07
Hitet e mirënjohura të grupit "Guns NRoses" do të vijnë në Tiranë mbrëmjen e 1 qershorit nga kitaristi Duff McKagan, i cili së bashku me tre antarë të tjerë të grupit "Duff McKagans Loaded", do të performojnë muzikë rok në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".
"Duff McKagans Loaded" do të prezantojnë përveç hiteve të tyre, edhe këngë nga albumi i fundit i dalë këtë fillimvit The Taking", ndërkohë që Duff McKagan, kitarist dhe këngëtar prej 12 vjetësh i bandës "Guns NRoses", do të interpretojë edhe këngë nga kjo bandë si të mirënjohurat "Paradise city" , "So Fine" dhe "Sweetchild OMine, etj.