Perdorimi i duhanit eshte tani shkaku i pare i vdekjeve ne bote. Drejtori i Qendres amerikane per Kontrollin e Semundjeve thote se jo te gjitha vendet e botes po marrin masat e nevojshme per ndalimin e duhanit. Dr. Tomas Friden po ashtu permendi kercenime te tjera per shendetin global kohet e fundit ne Qendren per Studime Strategjike dhe Nderkombetare ne Washington.


Me teper se 5 milione njerez vdesin cdo vit ngaqe pijne duhan shume prej tyre ne vendet ne zhvillim. Doktor Thomas Frieden permend vende si Shtetet e Bashkuara dhe Uruguaji programet e te cileve kunder duhanit kane patur sukses. Ai thote se shembullin e tyre duhet ta ndjekin edhe vende te tjera.


Duhani eshte tani shkaku kryesor i vdekjeve ne bote. Ai shkakton me teper vdekje se sa SIDA tuberkulozi dhe malaria te marra se bashku. Dhe ndryshe nga keto semundje te cilat jane duke u pakesuar duhani po behet tani me teper shkak i vdekjeve- thote doktori.


Por pirja e duhanit eshte jo vetem nje nga problemet kryesore te botes thote Dr. Frieden ai shton se vdekjet nga aksidentet ne trafik po behen si epidemi. Ai thote se cdo vit ne trafik humbin jeten me teper se 1 milione vete mes tyre edhe njerezit qe ecin me kembe dhe me biciklete


Ajo qe do te ndodhe ne 20-25 vjetet e ardhshem ne se nuk marrim masa urgjente eshte se vdekjet ne trafik do te shtohen nga 2 per qind te te gjitha vdekjeve qe perbejne tani ne 3 per qind e gjysem. Ato do te behen shkaku i 5-te i vdekjeve ne mbare boten.


Dr. Friden thote se infeksionet ne rruget e frymemarrjes si tuberkulozi vazhdojne te jene nje tjeter problem kyc. Ai thote se nje miliarde njerez nuk kane uje te pijshem dhe dy miliarde e gjysem jetojne ne kushte jo te mira sanitare. Ai thote se ne se njerezit do ti kishin keto kushte te nevojshme do te parandaloheshin vdekjet e miliona njerezve mes tyre femije qe vdesin nga diharreja


Ende ka raste te koleres ne shume vende te botes gje qe pasqyron deshtimin tone per te siguruar uje te pijshem dhe kushtet e nevojshme sanitare.


Drejtori i Qendres per Kontrollin e Semundjeve thote se SIDA vazhdon te jete shkaktari kryesor i vdekjeve ne Afrike. Ai thote se pjese e problemit eshte se gjysma e njerezve te infektuar me virusin HIV qe shkakton SID-n nuk e dine fare se jane te infektuar


Ne e dime se njerezit qe e dine se jane te infektuar nga semundja eshte me pak e mundur te ta perhapin infeksionin tek njerezit e tjere dhe e vetmja menyre per te marre ndihmen e nevojshme eshte te dish qe je i infektuar- thote zoti Friden.


Dr. Friden thote se obeziteti po ashtu eshte nje problem perhere e me shqetesues per shendetin. Ai thekson se tani ne bote ka me teper persona mbi peshe se sa nen peshe. ...Dhe ai shton se numri i pervitshem i vdekjeve nga kanceri mund te pergjysmohet ne se njerezit e lene duhanin kane nje diete me te shendetshme dhe aktivitet me te madh fizik.