maska udhezime


Ekspertët shëndetësorë dhe zyrtarët nga ministria e Arsimit po apelojnë çdo ditë e më shumë përdorimin e maskës nga qytetarët në ambientë të mbyllura dhe në ato kushte kur nuk është e mundur distanca fizike më shumë se 1.5 metër.


Një ditë më parë, mjeku Pëllumb Pipero tha se ka ardhur koha që mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura të bëhet e detyrueshme me ligj.


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet çdo ditë me një thirrje qytetarëve: “tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën”.


Por përdorimi i saj ka disa hapa që duhen zbatuar.


Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar udhëzimet se si duhet vendosur, përdorur, hequr dhe hedhur një maskë.


1- Para se të vendosni maskën, lani duart me sapun dhe ujë, ose pastrojini me desinfektant.


2- Mbuloni hundën dhe gojën dhe sigurohuni që të mos ketë hapësirë midis fytyrës dhe maskës.


3– Shmangni prekjen e maskës gjatë përdorimi; nëse ndodh lani duart me sapun dhe ujë, ose pastrojini me dezinfektant.


4- Kapeni maskën nga lidhëset për ta hequr; hidheni menjëherë në një kosh të mbyllur; lani duart.


5- Zëvendësojeni maskën me një të re sapo të jetë ndotur dhe mos ripërdorni maskat njëpërdorimshe/PANORAMA


107379145_2360473000913057_7414974873120742961_n