agron-duka-edi-ramaAgron Duka arriti të marrë një mandat deputeti si kandidat i Partisë Republikane.


Megjithatë shpesh ka pasur spekulime se ai do rikthehet në gjirin e të majtës, prej nga u largua pak kohë përpara zgjedhjeve.


Duke folur për Shqiptarja.com, ai thotë se nuk e di se çfarë do e rikthente në PS.


Nuk e kam menduar, por mund të them që njeriu ndjehet mirë aty ku gjen bashkëpunim dhe ndjehet i vlerësuar.


I pyetur se cilat janë raportet me kreun e PS, Duka thotë: Raportet me kreun e PS-së unë i kam pasur gjithmonë institucionale, duke filluar që nga koha që unë kam qenë ministër Bujqësie dhe ai kryetar bashkie, më pas ai kryetar partie dhe unë anëtar i saj duke kryer me zell e përkushtim çdo detyrë që më ngarkohej, në një farë mënyre kemi të njëjtat raporte institucionale ai kryetar i pozitës dhe kryeministër dhe unë anëtar i opozitës.


Sa i përket mënyrës se si do bëhet opozitë, Duka thotë: Nuk kemi pasur ndonjë takim konkret për të përpiluar ndonjë taktikë apo strategji të caktuar për faktin që akoma nuk është shpallur rezultati zyrtar i zgjedhjeve si edhe të zhvillimeve në PD. Unë personalisht do të mundohem të bej një oponencë konstruktive sidomos në fushën e bujqësisë dhe sporteve, ku kam më shumë eksperiencë, por besoj që në një të ardhme të afërt opozita do të përcaktojë qartë detyrat e secilit në parlamentin e ardhshëm. Sipas meje është shumë e rëndësishme që opozita të jetë e organizuar dhe oponenca të mos i lihet spontanitetit./ep