24/09/2010PBDNJ sulm numrit dy te shtetit


Akuza per vjedhje te votes se deputeteve me dekretin e Presidentit te Republikes per pronat Kryetarja e Kuvendit dhe mazhoranca mori edhe nga kryetari i PBDNJ-se Vangjel Dule. Ne fjalen e tij gjate seances se djeshme parlamentare Dule e akuzoi Topallin per sjellje jodemokratike duke e nisur me sulmin ndaj Presidentit te Republikes. Gjate takimit me baroneshen e Britanise se Madhe ju bete nje sulm te paprecedente ndaj kreut te shtetit e akuzuat ne menyre te drejtperdrejte se ai minon funksionimin normal te organeve tona kushtetuese. Nuk e di ne ushtrimin e diplomacise tuaj parlamentare qe ju kane bindur se e ushtroni me shume sukses mund te keni degjuar ndonje homologun tuaj qe te kete sulmuar ne takim me ju kreun e shtetit te vet Ju cenuat etiken parlamentare cenuat cdo vlere te parlamentarizmit - tha kreu i PBDNJ-se. Ai tha se aktiviteti i kryeparlamentares nuk ka asgje te perbashket me vlerat dhe parimet e parlamentarizmit. Znj. Kryetare nese ju me parlamentarizem kuptoni keta kolltuke melanine dhe harqe gipsi apo karrigen tuaj ne nivelin e kryeministrit apo edhe me te larta sesa koleget e tjere dhe asnje nga vlerat parimet e keni gabim. Jemi parlamentare te nje parlamenti te vendi anetar te NATO-s apo i nje vendi te botes se trete Znj. Kryetare ne jemi parlamentare te nje parlamenti vendi i te cilit eshte anetar i NATO-s por detyren qe ju kemi besuar ne ju e ushtroni si nje kryetare e nje parlamenti te nje vendi anetar i botes se trete - vijoi ai.