Shpëtim Duro është i vetëdijshëm se ka marrë përsipër të “shpëtojë” një Partizani të sëmurë. “E mora në një moment të vështirë, por unë besoja se do të ndryshoja diçka nga skuadra. Pata besim gjatë gjithë javës, por duke iu referuar takimit (me Shkumbinin), vuajtëm në të gjitha drejtimet, nuk bëmë dy pasime bashkë. Skuadra vuan shumë psikologjikisht dhe ende nuk e ka marrë veten”, - tha trajneri i Partizanit pas ndeshjes.



Tekniku i Shkumbinit, Gugash Magani, bëri të pakënaqurin nga skuadra e tij edhe pse peqinasit arritën fitoren e parë në transfertë. “Ishim përgatitur për një ndeshje të vështirë ndaj Partizanit. Loja pati dy tablo nga ana jonë, të dobët në pjesen e parë dhe një pjesë të dytë mesatare. Për sot, ajo që mjaftoi ishte rezultati”, - përfundoi Magani, i cili ka grumbulluar 15 pikë në 9 takime, 10 më shumë se Partizani për të njëtin numër ndeshjesh.






E Shtune, 01 Nentor 2008