Qendra per Çeshtje te Informimit Publik (INFOÇIP), mbeshtetur nga National Endowment for Democracy, NED, Washington D.C, rekomandon shperndarjen e Keshillit Bashkiak ne Durres dhe zhvillimin sa me shpejt te jete e mundur te zgjedhjeve te reja per kete keshill. Pas nje monitorimi njevjecar te funksionimit te ketij keshilli bazuar ne ligjet e vendit, u konstatua nje aktivitet i reduktuar vendimmarres dhe keshilli sipas kesaj qendre duhet tu jape shpjegime qytetareve. “Nga monitorimi rezulton se pergjate 12 muajve, Keshilli eshte mbledhur vetem 3 here ne seance plenare. Ne date 11 Prill 2013, Keshilli Bashkiak Durres kaperceu edhe limitin e fundit ligjor prej tre muajsh radhazi pa u mbledhur ne seance, duke konsumuar keshtu rrethanen e parashikuar ne ligj per vet-shperndarjen e tij. Pika 8-te e nenit 31 percakton shprehimisht se “Kur keshilli nuk mblidhet per shkak te mungeses se anetareve te tij gjate tre muajve, duke filluar nga data e mbledhjes se fundit te tij, keshilli quhet i veteshperndare. Veteshperndarja pasohet me zgjedhje te reja per keshillin perkates dhe sekretari i keshillit komunal ose bashkiak, brenda 10 diteve nga perfundimi i afatit 3-mujor, njofton prefektin”, - thuhet ne raportin e INFOÇIP. Sipas ketij raporti, gjate periudhes nen monitorim, Keshilli Bashkiak Durres nuk realizoi dot as vendimmarrjet per Paketen Fiskale 2013 (taksat dhe tarifat vendore) dhe per Buxhetin 2013 (pagat e administrates, investimet publike, etj), qe jane dy vendimmarrjet me te rendesishme vjetore te tij. “Mosrealizimi i tyre con gjithashtu ne shperndarjen e parakohshme te Keshillit Bashkiak”, - vijon raporti. Madje ne te thuhet se dje, me 12 Korrik 2013, mbushen gjithashtu plot 6 muaj nga hera e fundit kur keshilltaret kane marre pjese ne nje mbledhje te keshillit (e fundit ka qene ne11 Janar 2013). Ne keto kushte dhe bazuar ne te dhenat e mesiperme, rekomandohet shperndarja e keshillit per shkak te mos mbledhjes per nje periudhe te vazhdueshme tre mujore dhe mos arritjes se marrjes se vendimeve per miratimin e buxhetit. Ndaj ne raport kerkohet qartesisht njohja zyrtare nga autoritetet eprore te veteshkrirjes se Keshillit Bashkiak Durres, per shkak te mosushtrimit te funksioneve per periudha te zgjatura pertej afateve ligjore. Si dhe thirrja e zgjedhjeve te reja per Keshilli Bashkiak, Durres ne nje kohe sa me te shpejte te mundshme, ne perputhje me Kodin Zgjedhor te Republikes se Shqiperise.


REKOMANDIMET


Per Keshillin Bashkiak te qytetit te Durresit


Njohjen zyrtare nga autoritetet eprore te vete-shkrirjes se Keshillit Bashkiak Durres, per shkak te mosushtrimit te funksioneve per periudha te zgjatura pertej afateve ligjore.


Thirrjen e zgjedhjeve te reja per Keshilli Bashkiak, Durres ne nje kohe sa me te shpejte te mundshme, ne perputhje me Kodin Zgjedhor te Republikes se Shqiperise.


Ne periudhen nga data e zgjedhjeve e deri ne konstituimin e keshillit te ri, keshilli i veteshperndare te ushtroje funksione te kufizuara dhe te beje vendimmarrje vetem ne raste te situatave emergjente, sic parashikon neni 31, pika 6 e ligjit 8652.