Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj sot në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, pasi kanë qenë në hetim për më shumë se dy muaj për trafikim të armëve.


Sipas njoftimit nga Policia janë arrestuar në flagrancë Kevin Mburimi 18 vjeç, banues në Durrës dhe Rei Hodo 22 vjeç, banues në Durrës, të cilëve u janë sekuestruar armë dhe municione luftarake.


Është finalizuar me sukses operacioni i koduar Guns 18. Më datë 12.11.2018, shtetasit e mësipërm, në lagjen Nr.16 janë kapur në flagrancë në mjetin tip Benz ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale :


dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm

një pistoletë tip BlouMini;

2 krehera, 25 fishekë;

një përdorues grushti.


Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale Trafikimi i armëve dhe municionevenë bashkëpunim.






DurrësForca e Ligjit në territor godet në Durrës.Sekuestrohen armë dhe municione luftarake.Është finalizuar me sukses operacioni i koduar "Guns 18". Arrestohen në flagrancë dy shtetas.Specialistët kundër Krimit të Organizuar në DVP Durrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2 mujor kanë goditur një rast trafikimi të armëve dhe municioneve luftarake.Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: K. M., 18 vjeç, banues në Durrës; R. H., 22 vjeç, banues në Durrës.Më datë 12.11.2018, shtetasit e mësipërm, në lagjen nr.16 janë kapur në flagrancë në mjetin tip Benz ku gjatë kontrollit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm një pistoletë tip "Blou Mini; 2 krehra, 25 fishekë; një përdorues grushti.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe municioneve" në bashkëpunim parashikuar në nenin 278/a/2 të Kodit Penal.


Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 13. November 2018



13 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)