DURRES- Një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar ditën e sotme nga policia kufitare e Portit të Durrësit.
 
Në prangat e policisë ka rënë shtetasi Vito Onofrio Salerno, 51 vjeç, i shpallur nga autoritetet spanjolle në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të “Krijimit të organizatave kriminale” dhe për “trafik ndërkombëtar droge”.
 
Sipas policisë së Durrësit, shtetasi italian udhëtonte nga Bari në drejtim të qytetit bregdetar shqiptar, ndërsa mësohet se në hyrje të Shqipërisë Vito Onofrio Salerno përdori identitetin e tij.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)