Një fëmijë 15 vjeç humbi jetën pasi është rrëzuar nga ashensori i jashtëm i fabrikës së këpucëve ku mamaja e tij punonte si sanitare.


Drama është shënuar mesditën e 26 gushtit, rreth orës 14:00 në lagjen nr 14 Shkozet.


K.L kishte shkuar për të pritur të ëmën dhe gjatë kësaj kohe po lozte duke hipur e zbritur në ashensorin e jashtë i cili përdorej nga firma për transportimin e materialeve. Firma kryente aktivitetin e saj në katin e tretë të ndërtesës.


Në një moment në ashensor ka hipur dhe një punonjës i firmës 44 vjeçari 44 vjeç i cili po transportonte materiale. Ky i fundit ka pësuar fraktura pasi është rrëzuar dhe ai në gropën e ashensorit në tentativën për të ndihmuar djaloshin


Policia informon:“Duke lëvizur në ashensorin e kësaj godine ka rënë nga një lartësi 6 m shtetasi K.L. 15 vjeç, banues në Durrës, I cili kishte shkuar për të parë nga kureshtja.


Ndërkohë, shtetasi B. D. 44 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, punonjës pranë kësaj firme, i cili ka shkuar për të ndihmuar shtetasin K.L. në tentative për ti shpëtuar jetën, janë rrëzuar të dy bashkë në gropën e ashensorit”


/Oranews.tv/


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter