Kryetari i bashkise se Durresit, Vangjush Dako ka inauguruar nje qender sociale qe do t'u vije ne ndihme te rinjve.

Qendra eshte hapur nga nje bashkepunim mes bashkise se Durresit dhe organizates zhvillimi, informim dhe barazi gjinore.

Qendra sociale ditore do te funksionoje per te rinjte ne veshtiresi. Eshte parashikuar qe ne keto ambiente cdo dite te priten 50 adoleshente dhe te rinj te moshes 14 deri ne 20 vjec qe vijne nga familje me veshtiresi ekonomike dhe probleme sociale.

Si dhe ata qe kane braktisur shkollen. Ne kete qender ata do te perfitojne sherbime psiko-sociale, shendetesore si dhe do te mund te kualifikohen ne kurse profesionale ne disa profesione te ndryshme per t'ju dhene mundesi punesimi.

Kryebashkiaku Dako ka shprehur mbeshtetjen e pushtetit lokal per kete nisme e cila do t'u vije ne ndihme te rinjve ne nevoje.