Policia e Durrësit ka ndaluar tre adoleshentë, të cilët akuzohen për vjedhje në bashkëpunim nga policia. Në prangat e agjentëve të policisë ranë A. Th., 15 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje në bashkëpunim; B.D., 15 vjeç, banues në fshatin Arapaj Durrës dhe 14-vjeçari E.A., lindur në Pogradec dhe banues në Plazh, i dënuar më parë për vjedhje. Sipas burimeve nga policia, arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet policore, në momentin që po tentonin të vidhnin me thyerje një supermarket në pronësi të shtetasit M. Kasa. Gjithashtu, gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore u identifikua dhe menjëherë u shpall në kërkim shtetasi Juljan Musai, 25 vjeç, sepse rezulton të jetë autor i një vjedhjeve të kryera po në një supermarket. Në lidhje me këtë ngjarje prokuroria ka regjistruar procedimin penal për vjedhje. Materialet e mbledhura do t’i kalojnë Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të vjedhjes kryer në bashkëpunim.