Në mozaikun mural të amfiteatrit te Durresit ka nisur një proces restaurim-pastrimi ku kapela bizantine që daton ne shekullin e peste dhe qe eshte mjaft e rralle, po pastrohet me qellim qe te dalin ne pah ngjyrat dhe vecorite e saj.Dy arkeologe-restauratore te drejtorise rajonale te monumeteve dhe institutit te monumenteve te kultures kane nisur punen prej disa ditesh ne kete mozaik.Kledi Zguro, nje nga arkeologoet restauratore shprehet se mozaiku kishte humbur shkelqimin per shkak te papastertive dhe algave qe kishin mbuar pjese te tij gjate sitines se dimrit.






"Eshte nje bashkepunim i Institutit te Monumenteve te Kultures, ne
drejtimin e zotit Agron Islami, qe eshte dhe shefi i sektorit te artit
dhe nje nderhyrje konservuese, pastruese, sidomos e cila synon me shume
permiresimin e imazhit estetik te mozaikut mural te kapeles bizantine ne
amfiteatrin e Durresit", tha Kledi Zguro, Arkeolog Restaurator.



Mozaiku ne fjale është edhe një fakt historik i rëndësishëm pasi
vërteton se amfiteatri i shekullit te dyte behet i riperdorshem ne shek e
5. Per kete mozaik ka disa hipoteza njëra që figurat e ndertuara mund
te jene shenjtorë,dhe tjetra që ai i dedikohet perandorit bizantin
Aleksander,ndersa mbishkrimet ne gjuhen greke i dedikohen pikërisht
atij.



Aleks Kalemasi










< I mëparshmi