DURRËS - Një aksident rrugor ka ndodhur në Maminas të Durrësit me pasojë 1 të vdekur dhe 6 të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur teksa një Fiat Lancha, me targë AA 521 GA, me drejtues Arben Agacin nga Ishmi i Durresit eshte perplasur me një makinë Benz me targë DR 9197 C me drejtues Klajdi Olemin, 22 vjeç, nga Shijkau. Pikerisht ky i fundit ka vdekur pasi eshte cuar ne gjendje te rende ne spital.
Nga aksidenti janë plagosur edhe drejtuesi tjeter i mjetit dhe pasagjerët e tyre; Ilirjan Golemi, rreth 20 vjeç, Klemantina Agaci, 35 vjeçe (gruaja e drejtuesit) dhe dy fëmijët, 10 dhe 12 vjeç. Klajdi, Klementina dhe dy fëmijët janë çuar drejt Spitalit të Traumës, pasi gjendja e tyre paraqitet e rëndë.
Të dëmtuarit e tjerë po marrin mjekim në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje gjendet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)