Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku një fëmijë vetëm 4 vjeç ka mbetur viktimë, si pasojë e përplasjes nga një automjet.


Aksidenti tragjik ka ndodhur në lagjen Pavarësia, ndërsa mësohet se i mituri me inicialet B.B. po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës, kur është përplasur.


Drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është larguar menjëherë nga vendngjarja, por policia e identifikoi dhe e shpalli në kërkim.


Vetëm pak kohë pas aksidentit të rëndë, autori me iniciale K.D. është vetëdorëzuar në polici.


8 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)