Prej tre ditësh, skaneri i rrezeve X në terminalin e kontenierëve në portin e Durrësit, rezulton jashtë funksionit. Si rezultat, kontrolli i mjeteve po bëhet me metodën e vjetër të shkarkimit të mallrave ,duke krijuar radhë të gjata.
DURRES- Prishet skaneri i rrezeve X në terminalin e kontenierëve në portin e Durrësit.
Prej tre ditësh anomalia në fjalë ka krijuar bllokim të mjeteve në port.
Mjete të tonazhit të rëndë të bizneseve të ndryshme që presin tu behet kontrolli fizik kanë mbetur të bllokuara pas prishjes së skanerit në port.
Kontrolli i tyre po bëhet tashmë me metodën e vjetër, atë të shkarkimit të të gjithë mallit dhe kontroll të imtësishëm në cdo paketim.
Kjo situatë ka bërë që të krijohet fluks në portin e Durrësit ndërkohë që është kërkuar ndërhyrja e drejtorisë së doganave për të gjetur një zgjdhje tjetër deri në riparimin e skanerit me rreze X.
Skaneri realizonte kontrollin e imtësishëm të mjeteve pa qenë nevoja e shkarkimit të tyre. Ndërkohë, për të riparuar skanerin priten specialstët kinezë.
Skaneri me rreze x u vendos në portin e Durrësit në Prill të vitit 2008, nga një kompani kineze që fitoi tenderin për të. (e.n/News24/balkanweb)