Në Durrës një skaf i ngarkuar me drogë ka arritur ti shpëtojë policisë së Durrësit dhe të vijojë itinerarin e tij drejt Malit të Zi. Sipas të dhënave të para, skafi me drogë u ngarkua dhe u nis nga Porto Romano. Por policia arritur të arrestojë dy persona, njëri nga Vlora, tjetri nga Lushnja. Të arrestuarit në flagrancë janë Albert Dedej dhe Orjol Brokaj.


Sipas policisë lënda narkotike kanabis ishte transportuar nga Vlora drejt Durrësit. Në Porto Romano në zonën e hidrovorit, pranë portit të karburanteve gomonia u ngarkua me drogë dhe u niz më pas drejt Malit të Zi.


17 dhjetor 2017 (gazeta-Shqip.com)