Kujdes se mos biesh në pusetë! Kjo është shprehja që përdorin qytetartë dhe shoferët e Durrësit këto kohe vetëm pak ditë nga hapja e sezonit turistik.


Vjedhja e kapakëve të pusetave po kthehet në një fenomen shqëtësues jo vetëm për banorët, por edhe për institucionet përkatëse të qytetit të Durrësit.


Ndërrmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në qytetin bregdetar shfaqet e pafuqishme për të ndaluar fenomenin, por zgjdhja sipas inxhinierit Tonin Doda do të ishte zëvendësimi i tyre me kapakë plastikë.


Thuajse të gjitha lagjet në Durrës kanë këtë problem, ku vetëm në rrugën Kristo Sotiri në lagjen 18 janë vjedhur 40 kapakë të tillë.Të gjitha vjedhjet janë denoncuar në polici dhe në Prokurorinë e rrethit, por ky fenomen sa vjen e bëhet më problematik.


Shqetësuese mbetet jo vetëm për qytetarët, por edhe për Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve, ku në këto kushte pusetat mbushen me mbeturina, duke bllokuar edhe sistemin e kanalizimeve të qyetit turistik.