Nje nate para spektaklit drejtoret nacionale, te drejtuar nga Ann See, Presidente dhe Pronare e patentes organizuan nje takim, ne te cilin u vendos nenshkrimi i kontrates me Petri Bozon edhe pese vjet te tjera. Arsyet e ketij nenshkrimi te thena nga vete See dhe deklaratat e drejtoreve te Turqise, Polonise, Rusise dhe Estonise


Samah Gahfaz, "Miss Algjeria", ka fituar te dielen mbrema kuroren e me te bukures se Globit ne spektaklin "Miss Globe International 2006". Ne nje mbremje gala te organizuar ne pallatin e sportit "Ramazan Njala" ne Durres, nga producenti Petri Bozo, kane parakaluar 47 bukuroshe te ardhura nga te pese kontinentet. Brunia bukuroshe me tipare tipike mesdhetare, 25 vjece me profesion arkitekte, ka triumfuar keshtu ne edicionin e 36-te te spektaklit, nderkohe qe shoqeruese e pare u shpall polakja Monika Lewczuk, ndersa shoqeruese e dyte kosovarja Arbnora Ademi. Keshtu ditet e zhurmshme me bukuroshet e botes, gjate dy javeve te fundit te tetorit, kane marre fund te dielen, kur rreth ores 23:30 te mbremjes eshte zgjedhur edhe perfaqesuesja e "Miss Globe International 2009". Spektakli per te cilin kishin mberritur miss-e nga 47 vende te ndryshme te botes, u realizua ne skenen e madhe te Pallatit te Sportit ne Durres, mes emocionesh dhe surprizash. Ne prezantimin e Elona Nallbanit dhe Peter Bross, spektakli i madh i bukurise per te gjashtin vit pati fatin te organizohej serish ne vendin tone, por kesaj here duke lene pas kryeqytetin, (ku u organizua vitin e kaluar), per te sfiluar ne Durres. I paraprire nga nje nate prezantuese, me nje ballo te organizuar ne "Xixa Restort" ne Durres, konkursi i madh i bukurise "Miss Globe Internacional", ne te cilin u prezantuan jo vetem ambasadoret e botes, por edhe ngjyrat e nje mbremjeje madheshtore shenoi nje tjeter fituese te shpallur ne Shqiperi.


Nderkaq te shtunen mbrema, drejtoret nacionale, te pranishem gjate ketyre gjashte viteve ne Shqiperi, te drejtuar nga Ann See, Presidente Nderi dhe Pronare e patentes se "Miss Globe Internacional" organizuan nje takim, ne te cilin u vendos rinovimi i kontrates me producentin Petri Bozo edhe per pese vite te tjera. Te gjithe kane votuar me unanimitet qe Shqiperia te jete deri ne 2014 vendi mikprites i konkursit, i treti per nga rendesia ne bote. "Kjo eshte hera e trete qe vij ne Shqiperi dhe sa me shpesh vij aq me shume me pelqen vendi juaj", tha pas takimit Ann See. "Kam pare 70 per qind te ketij vendi dhe ketu mund te gjesh gjithcka njerez duan. Une jam nga Hollivudi, Kaliforni dhe mendoj se ju keni shume gjera te bukura qe ne vende te tjera veshtire te gjenden. Njerezit jane shume te ngrohte dhe miqesore. Mbi te gjitha ky organizim nga Petri Bozo eshte shume i bukur dhe jam shume e kenaqur qe te anoncoj qe ne e kemi zgjeruar edhe per pese vjet te tjera kontraten me te".


Presidentja e "Miss Globe" ka pranuar nderkohe se ka pasur shume kerkesa nga producente te vendeve te ndryshme per te fituar te drejten e organizimit te "Miss Globe". Por duket se jehona qe Bozo i ka dhene ketij spektakli nder vite, organizimi dhe suksesi qe ka njohur ne keto gjashte vjet, kane qene arsyet qe See ka vendosur ta mbaje perseri ne Shqiperi. "Ne kemi 15 patenta dhe 15 tituj te tjere, te eventeve qe organizohen ne vende te ndryshme te botes. Por "Miss Globe" eshte i preferuari im. "Mezi pres te vij edhe per pese vjet te tjera ketu".


Po kaq entuziast eshte treguar edhe drejtori i Turqise Suha Apayali, president dhe pronar i "Miss Model of the World". "Miss Globe International" eshte organizuar ne Turqi per plot dhjete vjet para se licensen ta fitonte Petri Bozo. "Ne Stambol "Miss Globe" eshte organizuar nga miku im Sua Egermi", ka thene ai. "Une jam shume mik me ata qe kane organizuar spektaklin ne Stamboll, por edhe mik me Petri Bozon. Mund te them sinqerisht se "Miss Globe" ka marre progres shume te madh per sa i perket organizimit. Ne duhet ta pranojme kete. "Miss Globe" eshte nje nga konkurset me te mira per sa i perket organizimit ne Bote dhe mendoj se per kete merita eshte e zotit Bozo. Meriton te marre shume urime dhe shume pergezime".


Nje tjeter Drejtor Nacional i "Miss Globe", ai i Polonise, Gerhard Parzutka Von Lipinski, president i "Miss Poland" dhe "Miss Supranational" eshte treguar po aq entuziast per nenshkrimin e kesaj kontrate. "Bozo eshte nje ambasador i madh i Shqiperise", ka thene ai pas takimit. "Ai po i tregon botes se cfare eshte Shqiperia. Eshte shume gje e bukur kur shikon detin, vendet e mrekullueshme te Shqiperise, njerezit qe jane shume te ngrohte ndaj nesh. Edhe suporti qe mori nga shteti ka qene i padiskutueshem, por mund te behet akoma me teper sepse Shqiperia per shume dekada ka qene nje vend i mbyllur. Keshtu qe vendosja e nje konkursi bukurie ketu eshte nje formule shume e bukur. Shume vajza vijne ketu dhe kur kthehen ne vendin e tyre ato shnderrohen ne ambasadore. Dhe promovim me te mire se keto vajza ju nuk mund te gjeni. Ju keni nevoje per zhvillimin e turizmit ndaj eshte fat shume i mire per Shqiperine qe te kene nje regjisor dhe producent si Petri Bozo".


Ndersa estonezi Raivo Kiisler, President i "Miss Estonia" u shpres se rinovimi i kontrates ishte dicka e pritshme. "Sepse Bozo ka bere nje pune shume te mire. Vij ketu cdo vit, kam pare ndryshimet e ketij vendi, kam pare shume vende te bukura. Ia vlen te vij serish. Por ky vit ishte akoma me interesant sepse pame edhe nje vend tjeter: Kosoven".


Drejtori rus Vladimir Ilin, tha se Rusia ka shume spektakle bukurie. "Por jane gjithnje te njellojta", shtoi ai. "Prandaj kemi ardhur ketu per te pare menyra te reja te organizimit. Ky event shkon shume mire me vendin. Shqiperia eshte ne mes te Evropes. Qe ketej mund te shkosh rehat ne cdo vend tjeter. Mund te them me bindje se jam surprizuar per cdo vit qe ky aktivitet eshte organizuar ketu".


C'ka mund te perbeje edhe arsyet pse te gjithe kane votuar pro tek e fundit. Duke i dhene mundesi Shqiperise te jete edhe per pese vjet te tjera epiqendra e "Miss Globe International".