Policia e Durrësit ka arrestuar sot dy persona të cilët akuzohen për mashtrim me kartat e kreditit.


Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar petegogun nga Shkodra me inicialet E.P, 29 vjeç dhe 20-vjeçarin Kristjan Pjetri pasi dyshohe se kryenin blerje përmes internetit, duke shfrytëzuar të dhënat e kartës së kreditit të një shtetasi tjetër.

 


Sipas policisë të dy të arrestuarit kishin përvetësuar në mënyrë të paligjshme të dhënat e kartës së kreditit të të shtetasit O. M.

 


Ndërkohë materialet në ngarkim të dy të arrestuarve I kanë kaluar prokuorisë me akuzën për mashtrim kompjuterik