Sokol Lleshi
Qenka si teper e mundimshme per te mberritur ne nje reforme perfundmitare zgjedhore te gjithendare prej partive politike. Komisione reformash qe nisin me zotimin per te hartuar me se fundi nje kod zgjedhor afatgjate, por qe tek e fundit perfundojne cdo prag zgjedhjesh me deformim dhe mosperfaqesim te drejte te votes se qytetareve. Keto ecejake me se shumti burojne prej pamundesise tashme kthyer ne tradite ate te pamundesise per mbajtur zgjedhje te lira. C'nuk u shpiken, cfare nuk iu shtuan, cfare nuk iu retushuan sistemit aktual zgjedhor te sanksionuar madje ne Kushtetute, kinse si nje perpjekje per te deshmuar shenjterine e paprekshmerine e tij, nderkaq qe ndodhi e kunderta.
Dikur, ne fakt jo me larg se para ca vitesh, qytetari votues kish te drejten te zgjidhte perfaqesuesin direkt te tij ne Parlament si edhe te hidhte ne nje flete te dyte dhe parapelqimin e tij partiak apo ideologjik. Askush nga metuesit per perfaqesues te zgjedhesve ne Parlament nuk mund t'ia hidhte dhe aq lehte pa marre permes nje raundi te dyte mbi gjysmen e votave totale. Te argumentosh tashme se ky sistem kishte sjelle pastabilitet qeverises apo fragmentarizim nuk ke mjaftueshem fakte kokeforte per te perligjur ndryshimin e atehershem te sistemit zgjedhor. Filluan qytetaret tashme te votonin me nje raund, ne fakt do te kishin me pak kokecarje dhe bezdi per te votuar per se dyti. Parlamentaret qe kishin qelluar ca si teper grykes dhe te pamesuar per te vepruar me rregullat e konkurrimit te ndershem, here pa u ndjere e here tere zhurme ia dolen te hedhin tej dhe punen e meparshme te reformes. Kesaj radhe, reforma e Komisionit me te Shtyra e te Pambledhur eshte e pa te keq dhe pa me te voglin prapamendim! Oh, po tashme zgjedhesit do te kene mundesine te votojne permes nje sistemi tjeter, spanjoll quhet, ne ate ane te Evropes e kane prej vitesh kete sistem zgjedhor. Ne kete anen ketej te Evropes do shtohet nje shtet me teper qe do ta zbatoje, larg grishjeve te deformimit te votes! Nuk do te kete me gjithefaresoj variantesh alla-shqiptarce sic i quajne vete parlementaret me nje grime te pafshehur auto-ironie.
Ne keto dite te zenkave ne distance, diku me gjysme zeri, diku me piskame, ca qe duan "lista te hapura" per te mundesuar me teper perfaqesim te votes se qytetareve dhe ca te tjere qe kembengulin t'i "mbyllin" listat, ndersa te tjere parti preferojne te heshtin, nuk u verejt aspak mjaftueshem dhe bindshem ndonje diskutim i hapur mbi reformen zgjedhore. Nuk pati mirefilli nje pervijim te qarte mes grupeve te partive qe mbronin njerin apo tjetrin sistem zgjedhor dhe qytetaret nuk arriten te kuptonin se perse sistemi propocional rajonal i perfaqeson me mire, nese krijon nje qeverisje me te qendrueshme, dhe se si arrin te eliminoje deformimin e votes. Ne te shumten e kohes, argumentet ishin per palen kundershtare sesa per te legjitimuar me mire kete proces te reformes zgjedhore perballe qytetareve, anipse te bere ne emer te qytetareve shqiptare.
I vetmi ze i ndryshem, i cili po perpiqej te zhvendoste kete ritual te perseritur te reformave qe behen dhe zhbehen ca si shpesh brenda nje kohe mjaft te shkurter, ishte perfaqesuesi i nje institucioni te pavarur si Avokati i Popullit. Te pakta ishin mediat qe e pasqyruan kete lajm, u paraqit shkarazi apo u la menjane argumentet e te cilit nuk u rimoren me si nje mundesi reale dhe legjitime per te realizuar nje reforme zgjedhore te qendrueshme permes mekanizmit te referendumit, pa paragjykuar qe ne krye te heres rezultatin e tij. Per nje pjese te politikes, nderhyrja e nje institucioni te pavarur qe nuk eshte i ngarkuar ligjerisht apo politikisht per te kryer nje reforme zgjedhore ishte e tepruar, e pavend madje edhe bezdisese. Ndersa shumica e parlamentareve apo partive politike qendroi indiferent. Me shume se nje perpjekje per te dhene nje dore ne legjitimimin e nje reforme te sistemit zgjedhor larg sallave te mbyllura dhe mungeses se transparences dhe qartesise te nje reforme, Avokati i Popullit terthorazi vuri ne dukje hendekun mes qytetarit dhe Sikur -Politikes qe behet ne emer te qytetarit, cinizmin e politikes per te mos u marre me argumentet, por me individin qe i shpeh. Mbetet te presim nese edhe kesaj here do te kemi nje deformim apo nje dushk redux te votes se qytetareve. Dyshimi mbetet.