Presidenti Bujar Nishani, gjate nje konference te perbashket shtypi me Presidenten e Maltes, Marie Louise Coleiro Preca, e cila ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane./r/n/r/nPresident Bujar Nishani, during a press conference with President of Malta, Marie Louise Coleiro Preca.Deri më tani, 15 persona kanë shprehur interes për të kandiduar për dy vende vakante në Gjykatën Kushtetuese. Presidenca paraqiti për mediat listën e kandidatëve që kanë shprehur interes, midis të cilëve është edhe Lulzim Lelçaj, i shkarkuar nga mazhoranca aktuale si anëtar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, por edhe ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, i cili u shkarkua nga detyra me dekret të Presidentit, Bamir Topi më 27 shkurt të vitit 2010. Në atë kohë, Presidenti Topi do të arsyetonte shkarkimin me faktin se Sollaku në rolin e prokurorit nuk u ishte përgjigjur fenomeneve të zhvilluara të krimit të organizuar apo dhe korrupsionit. Kreu i shtetit pritet që të shqyrtojë dhe më pas të çojë dy emra në Kuvend për të plotësuar kështu dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Në listën zyrtare bëjnë pjesë edhe gjyqtarë të tjerë: Adnor Shameti; Aleksandër Muskaj; Avni Shehu; Gëzim Allaraj; Gjet Kola; Luan Daci; Lulzim Guma; Mirela Fana; Mirion Theodhosi; Petrit Kaja; Rexhep Bekteshi; Sokol Hasani, si dhe Skënder Demiraj. Ndërkohë që po dje kreu i shtetit dekretoi edhe katër gjyqtarë për në Gjykatën e Apelit në Durrës, si dhe në Shkodër. Konkretisht në Apelin e Shkodrës do të jenë gjyqtarët Aleks Nikolli dhe Hajrie Muçmata, ndërsa në atë të Durrësit gjyqtarë të Apelit do të jenë Arben Vrioni, si dhe Anita Mici.