Një rast i paprecedentë dhune është shënuar në Serbi, teksa dy të rinj shqiptarë janë rrahur barbarisht nga disa shtetas serb dhe shkak për ngjarjen është bërë e folura shqip prej tyre.


Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur në mesnatën mes të shtunës dhe të dielës në Novisad. Policia ka dyshime se kanë qenë 4 shtetas serbë ata që kanë sulmuar në një stacion taksie dy të rinjtë shqiptarë me iniciale G.B dhe C.M.


Televizioni nacional N1 shkruan se njëri prej djemve shqiptarëve ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në rrezik për jetën. Ndërkohë autoritetet serbe sqarojnë se shqiptari C.M ka dëmtime të rënda në kokë dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin e Vojvodinës, por mbetet ende në rrezik për jetën.


Edhe djali tjetër ka marrë plagë të rënda, por jeta e tij nuk është në rrezik.


8 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)