Dy shtetas maqedonas të akuzuar për veprën penale të vjedhjes me armë janë arrestuar mbrëmjen e 20 shtatorit në portin e Durrësit.


A. Hasani 30 vjeç dhe A. Beluri 33 vjeç, banues në Maqedoni ishin shpallur në kërkim pasi autoritetet maqedonase kishin nxjerrë një urdhërarrest me burg për veprën penale” Vjedhje me armë”.


Dy shtetasit maqedonas donin të largoheshin drejt Italisë.


“Prokuroria e Gostivarit/ Maqedoni, më datë 10.07.2017, me Vendim Nr.KO1 br.144/17  ka nxjerr urdhër arresti me burg ndaj shtetasve të mësipërm për veprën penale” Vjedhje me armë” sipas nenit 237 të Kodit Penal Maqedonas” informon policia e Durrësit


Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


/Oranews.tv


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter