Dy persona jane vene ne pranga dhe nje i moshuar eshte hetuar ne gjendje te lire, pas nje aksioni policor ne vijim te kontrollit intensiv te territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Policia ben me dije se ka finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Veliqoti”.policia tepelene



Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit R. S., 23 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi L. B., 79 vjeç, pasi në oborret e banesave të tyre, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.


NJOFTIMI 


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si dhe kontrollit masiv të territorit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Veliqoti”.


Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit R. S., 23 vjeç dhe A. C., 40 vjeç, banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës, shtetasi L. B., 79 vjeç, pasi në oborret e banesave të tyre, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara disa bimë narkotike.


Kontrolli i territorit nga toka dhe nga ajri duke përdorur dronë do vijojë pandërprerë, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike.


Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.