Fati i Ballistit në Gjykatën e Lartë


Ismail MorinajIsmail Morinaj, i njohur ndryshe si Ballisti, është lënë në burg dje nga Gjykata e Apelit. Kështu është lënë në fuqi vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë dhe u rrëzua kërkesa e avokatit Ardian Visha, pasi ky i fundit kërkoi lirinë e Morinajt që ishte arrestuar me armë pa leje. Ndërkaq, avokati Visha tha pas seancës gjyqësore se do të bëjë rekurs të vendimit, duke e çuar në Gjykatën e Lartë. Në seancën e djeshme gjyqësore, Morinaj është paraqitur pa uniformën e kombëtares. Dje në sallë ishin të pranishëm edhe familjarët e Morinajt, i njohur për ngritjen me dron të flamurit të Shqipërisë së Madhe në stadiumin e Beogradit, para një viti, gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri. Në rreshtin e parë në sallën e gjyqit ishte ulur nëna e tij, e cila edhe u përlot. Në këtë seancë ra në sy edhe prania e Marsel Qeleshit, 18-vjeçarit që qëlloi me gurë autobusin e ekipit serb, ndërsa vinin drejt Tiranës për të luajtur ndeshjen e kthimit në Elbasan Arena. Ai nuk është thirrur në sallë në rolin e dëshmitarit, por është gjendur aty si një qytetar i thjeshtë në mbështetje të Ballist Morinës. Ai u arrestua më 7 tetor të këtij viti, me dy pistoleta pa leje, njërën në brez dhe tjetrën në makinë. Arrestimi ndodhi një ditë para ndeshjes Shqipëri – Serbi, e cila u luajt më 8 tetor. Për lirimin e tij po përgatitet një peticion, ndërsa ka pasur protesta të herëpashershme.


Ky shkrim Dy pistoletat, edhe Apeli lë në burg Ismail Morinajn u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.