Teksa vijon numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare, pothuajse të të gjitha qarqet Partia Socialiste kryeson me diferencë të ndjeshme ndaj partive të tjera.


Ajo që vihet re deri tani nga rezultatet e KQZ, është fakti se në dy qarqe të vendit Dibër dhe Lezhë PS dhe PD janë kokë më kokë me numër mandatesh.


Lezha e cila ka 7 mandate deputetësh, PS dhe PD kanë nga tre deputetë, një merr LSI.


Ndërkaq Dibra me 6 mandate deputetësh, PS dhe PD marrin nga dy deputetë, 1 LSI dhe 1 PDIU.



/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter