Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 17:30

Dy shtetasit amerikanë, që janë kthyer në Shtetet e Bashkuara pas qëndrimit për më shumë se dy vjet në një burg në Iran, kanë akuzuar Republikën Islamike për ndalimin e tyre "vetëm për shkak të kombësisë amerikane dhe jo për ndonjë shkelje të dyshuar".



Shane Bauer dhe Josh Fatal janë liruar të mërkurën e kaluar, pasi paguan kaucionin në vlerë një milion dollarë.



“Për ne ishte e qartë që në fillim se ishim pengje. ‘Peng’ është termi më i saktë, sepse, pavarësisht që e dinte se jemi të pafajshëm, qeveria iraniane ka lidhur rastin tonë me mosmarrëveshjet politike me Shtetet e Bashkuara”, tha Fatal.



Bauer, Fatal dhe bashkëqytetarja e tyre, Sarah Shourd, janë ndaluar nga rojet e kufirit iranian në fund të korrikut 2009.



Ata janë akuzuar për spiunim, ndonëse kanë deklaruar se kanë kaluar kufirin pa dashje.



Sarah Shourd është liruar me kusht që në vitin 2010, pas pagesës prej 500 mijë dollarësh.