Pakujdesia në vjedhjen e një banese më 19 tetor i ka kushtuar shtrenjtë dy shqiptarëve, që janë arrestuar në Itali.


Shqiptarët e arrestuar, janë A.P. 33 vjeç dhe E.P, 29 vjeç. Ata banonin në Astigiano dhe në Madonna del Bosco kishin grabitur disa bizhuteri ari dhe tre smartphone në një banesë, por janë treguar mendjelehtë pasi nuk e kanë kuptuar që pronari kishte instaluar kamera në zonë dhe grabitjen e kanë kryer pa maska.


Ishin pikërisht filmimet e kamerave të sigurisë ato që fundosën shqiptarët, pasi pronari denoncoi dy fytyra të reja jo të njohura në zonë.


Policia nisi menjëherë hetimet, duke identifikuar ata, pasi kamerat kishin fiksuar edhe makinën me të cilën skifterët shqiptarë u larguan.


Patrullat i ndaluan ata kur e kishin fjetur mendjen duke marrë arratinë dhe nga konfrontimi me kamerat e sigurisë u detyruan të pranojnë përgjegjësinë e tyre për grabitjen.


18 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)