Dy të rinj u arrestuan nga policia e Korçës pasi u kapën me një sasi prej 8 kilogram kanabis sativa. Në pranga u vunë Mariglen Katros, 33 vjeç, banues në fshatin Lumaj dhe Lerbi Xhemollari, 25 vjeç, banues në Elbasan.


Policia sqaron se: Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 12.09.2017, në vendin e quajtur Përroi i Popçishtit në Moglicë-Maliq, shtetasve të mësipërm, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale në kushtet e flagrancës një sasi prej 8 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa.


Nga ana e Policisë po vijon puna, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë veprimtari si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.  


Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.



/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter