Dy ngjarje të rëndësishme të familjes mbretërore shqiptare përkojnë në të njëjtën datë.


Këtë e ka sqaruar Elia Zaharia Zogu, bashkëshortja e princ Lekës, teksa ka kujtuar sot gjyshin e bashkëshortit të saj. Në postim thuhet se largimi i fundit nga Shqipëria i Mbretit Zog dhe dita kur ai ndërroi jetë, të dyja janë ngjarje të ndodhura më 9 prill.







Duke postuar një galeri fotosh nga ceremonia mortore e Mbretit Zog, ku shfaqet edhe pikëllimi i Gelardinës dhe princit Leka, Elia e quan këtë një datë të çuditshme.


9 Prilli eshte datë e çuditshme! 9 prill 1939 Mbreti Zog pa për herë të fundit vendin e tij9 Prill 1961 ai ndërroi jetëDuket sikur kemi të bëjmë me dy vdekje të ndryshme të të njëjtit person, në të njëjtën datë!, shkruan ajo.