ilir-meta-konference


Presidenti Ilir Meta ka kujtuar 2 marsin, kur paralajmëroi shpërndarjen e Parlamentit, gjë që sipas tij e ka kërkuar vetë populli shqiptar, teksa thotë se ka dy vite që provokohet që të lërë Presidencën.


I pyetur përse dekreton ligje ndërkohë që Parlamenti e quan ilegjitim, kreu i shtetit u shpreh se në sjelljen e tij nuk ka asnjë kontradiktë, por dhe situatë perfekte nuk ka.


Nuk dua të përgjigjem, më thoni mua mos ka ndonjë kontradiktë, firmos ligje me 84 vota, ju kërkoni perfeksion kushtetues, ligjor, procedurial nga presidenti që ka qenë dhe mbetet shembulli më i mirë i respektimit në frymë dhe në gërmë të kushtetutës të cdo ligji, konvente ndërkombëtare dhe kërkoni ta vini presidentin në situatë jo perfekte duke harruar se presidenti që kur u hodh ideja e marrë e djegjes së mandateve ka qenë kundër dhe u ka thënë në sy.


E dyta, bëra të qartë, qeveria të bëjë dy hapa pas, e opozita një hap pas, të mos djegë mandatet. Edhe diplomatëve që u tha kjo do të sjellë krizë, e vetmja gjë që mund të bënte presidenti ishte që ta linte edhe këtë institucion dhe ka dy vjet që provokohet nga të gjitha drejtimet që ta lërë edhe të vetmin institucion legjitim për fat të keq.


Ato bëhen me dakordësi totale, sic u bënë kur isha kryetar Kuvendi.


Në propozimin tim për Ramën, në 8 prill, thashë se nëse duhen ndryshime që kanë të bëjnë me prekjen e paketës së reformës së drejtësisë e për cdo cështje të tillë të rëndësishme kjo duhet bërë në konsensus të gjerë.


Presidenti ketu eshte, nuk iken presidenti, por populli aty eshte, e kujtoni 2 marsin, shperndaje shperndaje thote, se do flasim me letra, jo me hartime.


Nuk do zgjedhim asnje model lindor, na kaluan njehere si kusur te Jugosllavise, por tani e kemi rrugen e percaktuar do te behemi vetem anetar te BE“.