Dy vlonjatë janë arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim lidhur me trafikun e drogës përmes kamionit nga Vlora drejt Italisë.


Droga ishte fshehur në brëndësi të kanatave të 9 dritareve duralumini, brenda një automjeti kamion tip ”Mercedes Benz” me targa AA 939 LK.


Policia e Vlorës saktëson sot se sasia e sekuestruar arrin në 79 kg


“Në përfundim të hetimeve Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Vlorë kanë arrestuar në flagrancë si autorë të kësaj vepre penale shtetasit : Arben Kamberaj, 49 vjeç, banues në Vlorë, Irakli Myrto, 48 vjeç, banues në Vlorë. 


I përfshirë në këtë veprimtari rezulton të jetë edhe shtetasi R.B., (për arsye hetimi, nuk jepen më tepër të dhëna), i cili është shpallur në kërkim policor.


Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e lëndës narkotike si edhe automjetin kamion.


Po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të tretë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.


Materialet janë referuar në Prokurori, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 283/a e 22 i Kodit Penal.


/Oranews.tv/ 


 


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter