Pas vendimit të marrë nga Urdhri i Stomatologut për rritjen e çcmimeve dentare, ka reaguar Ministria e Shëndetësisë.


Mësohet se MSH ka çuar në gjykatë vendimin, duke e cilësuar si të pa-aplikueshëm.


Sipas ministrisë, Urdhri i Stomatologut nuk ka tagër për një vendimmarrje të tillë. Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë ka kundërshtuar urdhrin e Asamblesë së Përgjithshme të Stomatologëve, duke dalë kundër vendimit që rrit çmimet për shërbimit dentare.


Urdhri i stomatologut ka zhvilluar mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku ka vendosur çmimet dysheme për 13 shërbimet kryesore që ofrojnë dentistët.


Me këtë listë çmimesh çdo klinikë dentare do të jetë e ndaluar të kryej shërbime stomatologjike poshtë çmimeve të vendosura nga Urdhri Stomatologut.


Prej fillimit të 2019-s, klinikat dentare në vend janë të detyruara që të bazohen në listën e re me çmimet dysheme për shërbimet bazë që ofrojnë. Për një mbushje dhëmbi të gradës së dytë, përpara 1 janarit, pacientët në klinikën e tij duhet të paguanin 2,000 lekë, ndërsa tani me çmimin dysheme që ka vendosur Urdhri i Stomatologut, pacientët duhet të paguajnë 4,000 lekë, ose dyfish.


Rritje ka pasur edhe për shërbimet e tjera dentare. Pjesa më e madhe e klinikave në vend për vizitat e pacientët (ekzaminim me sy) i kanë falas, por prej 1 janarit për vizitat çmimi dysheme është 500 lekë. Për mbushjet e gradës së tretë, çmimi ishte 3,000 lekë, ndërsa me referencën e re çmimi bëhet 5.000 lekë (2.000 lekë më shumë, shtrenjtim 67%).


Çmimi për pastrimin e gurëzave dhe të cipave bëhet 3.000 lekë, nga 1.500 lekë, sa dyfishi. Heqja e dhëmbëve bëhet 1.000 lekë nga 500 që ishte.


Protezat pësojnë një rritje të ndjeshme. Stomatologët do të jenë të ndaluar që të kryerjen protezave të thjeshta nën 40 mijë lekë të reja.


Ndërkohë që vendosja e impianteve do të shkojë deri në 70 mijë leke të rinj.


Rritje të ndjeshme pëson dhe vendosja e dhëmbëve më këllëf, ndërkohë që vendosja e aparateve dentar fiks do të shkojë deri në 100 mijë lekë të reja.


Gazeta Shqip