Pas debateve dhe pakënaqësisë së opinionit publik, Autoriteti i Konkurrencës ka pezulluar zbatimin e Vendimit të Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut.


Sipas AK-së, pezullimi për listën e çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik, vjen pasi bie në kundërshtim me:


dispozitat e Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 Për Mbrojtjen e Konkurrencës i ndryshuar


Në rast të mos zbatimit parashikohet vendosja e gjobave individuale në masën deri 5 milionë lekë.


Si përfundim, bazuar në nenin 44 të Ligjit Nr. 9121/2003, vlerësojmë se jemi përpara një rasti urgjence,  pasi Vendimi i Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut, nr. 12, datë 14.12.2018 Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik,  sjell një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm për konkurrencën dhe ka të ngjarë të ketë shkelje të nenit 4 të Ligjit Nr. 9121/2003.


Gazeta Shqip