Bratislavë, 2 shtator – Shefi i diplomacisë sllovake, Mikulas Dzurinda, sipas agjencisë SITA, ka deklaruar se nuk ka thënë se Sllovakia kurrë nuk do ta njoh Kosovën. Ai ka shtuar se thelbi i qasjes sllovake në këtë çështje është që të merret parasysh interesi i Beogradit, që Serbisë t’i jepet perspektiva evropiane dhe të ndihmohet dialogu me Prishtinën.
“Unë asnjëherë nuk kam thënë se Sllovakia kurrë nuk do ta njoh Kosovën. Ne vetëm kemi thënë gjithmonë se do ta marrim me seriozitet parasysh interesin serb dhe zërin e Beogradit. Këtu qëndron e gjithë puna”, ka thënë Dzurinda, bisedë të cilën sot e publikon SITA.
“Duhet të veprojmë ashtu që Beogradi të bindet se e llogarisim seriozisht Serbinë në BE dhe njëherësh të ndihmojmë dialogun e nevojshëm Beograd-Prishtinë”, ka thënë ai.
Dzurinda ka theksuar se shkëputja e njëanshme e një bashkësie etnike nuk është në interesin e Evropës e as në interesin e zgjidhjes së kontesteve territoriale.
“Konsideroj se parimi i integritetit territorial është parim themelor i të drejtës ndërkombëtare, por edhe i bashkëjetesës së popujv-shteteve”, ka thënë Dzurinda.