Emri i kompozitorit shqiptar, Agim Krajka, natyrshëm aludon në Festivalin e Këngës në RTSH, nuk e mban vendi kur flitet për gjendjen në të cilën është katandisur ky festival.

“Festivalit i ka mbetur vetëm emri festival. Është shndërruar në një ekspozitë vajzash të bukura, shalësh e vithesh… Unë do turpërohesha të merrja pjesë në një festival të tillë, ku këngët i bëjnë sipas parimit: gjej një CD, paguaj ca lekë, bëj ca prova dhe fute në festival”, u shpreh kompozitori i njohur shqiptar në një intervistë për portalin shqiptar Shqiptarja.com.

Për më tepër, në vazhdim, Krajka u shfaqet i skandalizuar edhe me prezantimin e Shqipërisë në Eurovision. Si rrjedhojë, ai e kritikon ashpër këngëtaren Nora Nishliu.

“Rona Nishliu ka një vokal shumë të mirë, por unë u llahtarisa derisa po ulërinte ashtu” në Eurovision, theksoi ai.