Përpara është ndeshja vendimtare me Skocinë për Ligën e Kombeve, por duket se trajneri i kombëtares Christian Panucci kërkon ti ndryshojë fytyrën skuadrës për eliminatoret e Evropianit dhe i ka hedhur grepat në Argjentinë për të peshkuar një zëvendësues për Elseid Hysajn.
Mos u habisni!
Mbrojtësi i djathtë që kërkon të afrojë tekniku italian është Tomas Ezekuel Guidara, një argjentinas me origjinë shqiptare i tipit Mateo Musacchio, për të cilin sot ka shkruar edhe gazeta e njohur sportive Ole.
Por kush është mbrojtësi që Panucci kërkon ta pajisë me pashaportë shqiptare?
Guidara ka lindur në 13 mars 1996 në Argjentinë. Aktivitetin e tij futbollist e ka kryer te klubi Begrano, nga ekipet zinxhir e deri te ekipi i parë.
Federata ndjek lojtarë nga e gjithë bota që kanë prejardhjen e tyre dhe Guidara është një prej tyre. Ata kanë kontaktuar me përfaqësuesin e tij, Harcio Rosi. Nëse Guidara fiton pasaportë shqiptare, atëherë ai mund të thirret nga Panucci, shkruan gazeta Ole.
17 nëntor 2018 (gazeta-Shqip.com)