Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS), ka shpallur edhe renditjen e trajnerëve më të mirë të botës për vitin 2015 duke cilësuar si më të mirin Jorge

Sampaoli të Kilit që bëri një figurë të shkëlqyer në Kupën e Amerikës.




Edhe Joachim Low me Roy Hogdson të Anglisë kapën vendet e nderit me paraqitjet e tyre të shkëlqyera në eliminatoret e kampionatit Europian por ajo që na kënaq ne si shqiptarë është prania e emrit të trajnerit të Kombëtares sonë, Giovanni De Biasi në vendin e gjashtë duke ja kaluar edhe spanjollit Del Bosque dhe argjentinasit Martino.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


Ja renditja e plotë për vitin 2015:




1 – Jorge SAMPAOLI (Kili) 136 pikë

2 – Joachim LOW (Gjermani) 57 pikë

3 – Roy HOGDSON (Angli) 46 pikë

4 – Marcel KOLLER (Austri) 29 pikë

5 – Michael O’NEILL (Irland e Veriut) 25 pikë

6 – Giovanni DE BIASI (Shqipëri) 23 pikë

7 – Lars LAGERBÄCK (Islandë) 22 pikë

8 – Vicente DEL BOSQUE (Spanjë) 18 pikë

9 – Chris COLEMAN (Uells) 18 pikë

10-­ Gerardo MARTINO (Argjentinë) 14 pikë