Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në afërsi të kryqëzimit të 21 dhjetorit në Tiranë. Një makinë me të cilën udhëtonin 3 vajza është përplasur me linjën e autobusit Vaqarr-Uzina Dinamo, ose e njohur ndryshe si Sharra.


Tre vajzat që lëviznin me mjetin tip Citroen C3 kanë mbetur të plagosura lehtë.


Ato janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa shoferi i autobusit u shoqërua në komisariatin Nr.2.


Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, por ende nuk ka detaje për shkaqet e aksidentit.