Derbi i Bullgarisë i zhvilluar në mes të CSKA dhe Lokomotiva Sofies ka përfunduar mes shumë polemikave. CSKA Sofia pritet të marrë dënim të rëndë pasi që tifozët e tyre e kanë ofenduar në baza racore sulmuesi me ngjyrë të skuadrës së tij , Toni Silva.




Mirpo ajo që çuditi të gjithë ishte reagimi i futbollistit që në vend se të bënte kritika, ai iu doli në mbështetje tifozëve. Në një letër të hapur, Silva ka thënë se i kupton fansat për ofendimet e bëra.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


"Unë jam i zhgënjyer vetëm me humbjen, dhe jo me ofendimet e fansave, I kuptoj ata dhe emocionet e tyre. Ky është futbolli, humbja mund të sjellë çdolloj reagimi. Unë i falë ata tifozë që më fyen mua dhe iu premtoj më shumë punë herave të tjera" ka thënë Silva.




Mirpo ky veprim i tij thuhet se është bërë me zor dhe se skuadra e tij e ka detyruar të bëjë këtë deklaratë për të iu shmangur dënimit nga Federata./Indeksonline/