Një video humoristike është filmuar nga Steven Delitz nga Victoria e Australisë .  Steven është pronari i një qeni të quajtur Billy, i cili ka befasuar me veprimin e  tij të fundit.  Ai ka bërë rolin e një kujdestari duke ndihmuar pronarin  e tij në grumbullimin e bagëtisë.


Qeni ka filluar të lehë dhe lopët i janë bindur menjëherë.


Nuk do të thotë dukja, është te forca me të cilën paraqitesh. Është i vogël, por ka autoritet, ka shkruar Delitz lidhur me rastin. Video është përhapur menjëherë në mënyrë virale dhe ka marrë shumë shikime.



Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter